Shqipe Pantina, kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në ditën e parë të fushatës zgjedhore u ka bërë thirrje qytetarëve që të mobilizohen dhe të votojnë për ndryshim dhe fitore.
Pas tubimit në Klinë, ku kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, prezantoi kandidatët e kësaj partie për deputetë, Pantina theksoi se ndryshimi është i domosdoshëm për të ardhmen e Kosovës, duke sjellë shpresë dhe dritë për qytetarët.
“1, 2, 3… filluam! Për Kosovën e së ardhmes – me shpresë dhe dritë. Për rininë, për pensionistët, për gratë dhe burrat e ndershëm të këtij vendi. Nga sot e deri më 28 dhjetor, të mobilizuar për ndryshim, për fitore, për LDK-në”, ka shkruar Pantina.
Ajo garon në listën e LDK-së me numrin 45.
ipq
