DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Parlamenti Evropian: Shqipëria drejt përmbylljes së negociatave deri në 2027

5 Prill 2025
A A
Parlamenti Evropian: Shqipëria drejt përmbylljes së negociatave deri në 2027
Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti Europian ka miratuar raportin vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, duke vlerësuar arritjet e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian. Dokumenti, i hartuar nga eurodeputeti David McAllister, përgëzon përmbylljen me sukses të procesit të shqyrtimit (screening) dhe hapjen e kapitujve të parë të negociatave në vitin 2024.

Raporti thekson ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027, duke ftuar vendin të intensifikojë reformat në fushat kyçe, veçanërisht në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Parlamenti Europian përshëndet përkushtimin e Shqipërisë për reforma dhe vlerëson përputhjen e plotë me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë masat kundër Rusisë dhe Bjellorusisë,” thuhet në raport.

Një tjetër element kyç i dokumentit është mbështetja e qartë për institucionet e drejtësisë, në veçanti për SPAK-un, dhe paralajmërimi kundër çdo përpjekjeje për të cënuar pavarësinë e tyre.

“Theksohet rëndësia e një pluralizmi politik funksional dhe një opozite konkurruese. Kërkohet dialog konstruktiv mes mazhorancës dhe opozitës për të tejkaluar polarizimin politik dhe për të garantuar procese demokratike gjithëpërfshirëse,” theksohet më tej.

Në raport vlerësohet gjithashtu respektimi i të drejtave të pakicave kombëtare, përfshirë komunitetin grek, rom dhe egjiptian, si dhe angazhimi i Shqipërisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 038)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com