DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Parregullsitë e MASHT-it në subvencionimin e teksteve shkollore

25 Qershor 2025
A A
Parregullsitë e MASHT-it në subvencionimin e teksteve shkollore
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit ka ndarë përreth 61 mijë euro subvencione për materialet mësimore për përfitues që nuk kualifikoheshin për subvencionin në fjalë. Kështu të paktën thuhet në gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, të cilat janë kundërshtuar nga institucioni i arsimit, duke thënë se nuk ka pasur qasje në platformën ‘e-Kosova’ meqë menaxhohet nga Agjencia për Shoqëri të Informacionit (ASHI).

Në gjetjet e ZKA’së bëhet e ditur se përgjatë konfirmimeve hasën 942 raste në vlerë prej 78 mijë euro për shkollat të cilat ishin të pa identifikueshme për shkollat nga e cila është bërë aplikimi, raporton Insajderi.

“Gjatë konfirmimeve ne hasem po ashtu edhe 942 raste në vlerë 78,090€ të cilat ishin të pa identifikueshëm për shkollat nga e cila është bërë aplikimi. Sa për sqarim, këto raste ekziston mundësia që të kualifikohen individ që gabimisht kanë përzgjedhur shkollën gjatë aplikimi ose të atillë që ju takojnë katër kategorive të mësipërme”, thuhet në gjetjet e ZKA’së.

Sipas auditorit, 154 përfitues ishin jashtë shtetit të Kosovës të cilët u subvencionuan me 14,150 euro në total dhe 18 raste kishin braktisur shkollimi në vlerë prej 1,860 euro.

Nga MASHTI, ndër të tjera, kanë fajësuar komunat për mungesë bashkëpunimi me qëllim të verifikimit të përfituesve.

ZKA’ja ka kërkuar nga ministria që të forcojë kontrollet dhe mekanizmat e mbikëqyrjes për të siguruar që shpërndarja e fondeve publike të bëhet në përputhje me kriteret dhe vendimin e qeverisë.

Gjithsesi, këtë gjetje e kanë kundërshtuar ky institucion, që udhëhiqet nga Arbërie Nagavci. Ata kanë thënë se MASHTI nuk ka mundur të vendosë kufizime në platformën ‘e-Kosova’, meqë ajo menaxhohet nga Agjencia për Shoqëri të Informacionit (ASHI).

“Platforma e-Kosova administrohet nga Agjencia për Shoqëri të Informuar (ASHI), në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 04/L-145. Si rrjedhojë, MASHTI nuk ka pasur kompetencë për të vendosur kufizime teknike në funksionalitetet e kësaj platforme”, thuhet në përgjigje.

Gjithsesi, ministria e Nagavcit thotë se ka ndërmarrë një sërë veprimesh, duke kërkuar deklarim nën përgjegjësi ligjore për aplikuesit dhe formimin e grupit punues për verifikimin e aplikimeve.

“Pavarësisht ekzistencës së hapësirës për përmirësime teknike në të ardhmen, MASHTI konsideron se hapat e ndërmarrë deri më tani reflektojnë një qasje të përgjegjshme dhe të kontrolluar në administrimin e fondeve publike dhe në mbrojtjen e integritetit të skemës së subvencionimit”, thuhet ndër të tjera në gjetje.

MASHTI kishte akuzuar shtëpitë botuese për fryrje çmimesh të librave.

KATEGORITË

  • Botë (1 080)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 931)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com