Presidentja Vjosa Osmani, tha se u detyrua të shpërndajë Kuvendin dhe të shpallë zgjedhje të reja, si pasojë e dështimit të Kuvendit për ta zgjedhur presidentin.
“Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme, një proces i zvarritur pa fund. Kosova nuk mund të përballoj zvarritjet e pafunda. Shteti mbahet në këmb nga një parim i vetëm nga ligji e kushtetuta”, u shpreh Osmani.
