Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha, ka përfunduar intervistimin nga hetuesit e Krimeve Ekonomike të Policisë, lidhur me kontratën për fabrikën e mbetjeve shtazore.
Pas përfundimit të intervistimit, avokati i Hoxhës, Artan Çerkini, konfirmoi se Hoxha është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
“Zotëri Hoxha është intervistuar, e ka dhënë një deklaratë. Konsiderojmë se nuk ekziston asnjë lloj dyshimi se ka kryer ndonjë vepër penale. Për vazhdimin e hetimeve do t’ju mbajmë të informuar,” ka thënë Çerkini.