Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj.
Vendimi është marrë me gjashtë vota për dhe një kundër.
Pas shkarkimit të Isufajt, KPK-ja ka caktuar Dren Pacën ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërsa me këtë ndryshim Paca do ta ushtrojë përkohësisht pozitën e drejtuesit të PSRK-së.
Blerim Isufaj kishte qenë në krye të Prokurorisë Speciale, institucion përgjegjës për hetimin dhe ndjekjen e rasteve të krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe veprave të tjera të rënda penale.
