DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pas vendimit në rastin Pacolli-Peci, Faton Peci ndërpret bashkëpunimin me AKR-në dhe shkarkon drejtorin e saj

30 Shtator 2026
A A
Pacolli thotë se fitoi padinë ndaj Faton Pecit për shpifje e fyerje: Gjykata e detyroi për kompensim jomaterial
Share on Facebook

Kreu i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka vendosur të shkarkojë nga detyra drejtorin e Komunës nga radhët e AKR-së, Gani Rrustemin, në të njëjtën ditë kur kryetari i GUXO-s ka humbur gjyqin me Behgjet Pacollin, pas padisë së këtij të fundit për shpifje.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AKR-së në Mitrovicë, Gjergj Beka, i cili ka deklaruar se Peci ka ndërprerë bashkëpunimin me AKR-në.

Sipas Bekës, në kuadër të këtij vendimi, Gani Rrustemi është liruar nga pozita e drejtorit për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane.

“Pas vendimit të Gjykatës në rastin Pacolli–Peci, sot Faton Peci ndërpreu bashkëpunimin me AKR-në në Mitrovicë. Si pjesë e këtij vendimi, Gani Rrustemi lirohet nga pozita e Drejtorit për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane”, ka shkruar Beka.

Beka ka deklaruar se AKR-ja do ta vazhdojë aktivitetin e saj në Mitrovicë, pavarësisht përfundimit të bashkëpunimit politik.

“Ne si AKR nuk ndalemi. Do të vazhdojmë të punojmë dhe të kontribuojmë për çdo të mirë të Mitrovicës dhe qytetarëve të saj”, ka deklaruar ai.

“Koalicionet mbarojnë. Përkushtimi ndaj Mitrovicës jo!”, ka përfunduar Beka.

Ndërkohë, vendimi i sotëm gjyqësor lidhet me deklaratat e Faton Pecit ndaj Behgjet Pacollit, të bëra në rrjete sociale dhe në disa emisione televizive gjatë nëntorit të vitit 2024.

Sipas Pacollit, Gjykata e ka detyruar Pecin të kompensojë dëmin jomaterial të shkaktuar nga shpifja dhe fyerja.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 739)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 126)
  • Opinione (57)
  • Showbiz (197)
  • Sport (463)
  • TV (102)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com