Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti është lajmëruar pas shumë reagimeve për njohjen e dokumenteve të lëshuara nga Serbia.
Teksa Kurti një ditë më parë njoftoi se Kosova njeh dokumentet e lëshuara për serbët nga strukturat paralele serbe edhe për një kohë, Zulfaj është krenuar se për një mandat Qeveria Kurti arriti të mbyllë këto struktura.
Ai theksoi tani ka nisur procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Republikës së Kosovës.
“E ata që për 20 vite ruajtën status quo-në e strukturave paralele, le t’i ruajnë edhe statuset nga dje dhe sot. Do t’u duhen më vonë”, ka shkruar Zulfaj.
Postimi i plotë:
Strukturat paralele të Serbisë që funksionuan për 20 vite në Kosovë, përfshirë 12 vite pas pavarësisë, u mbyllën në një mandat të Qeverisë Kurti.
Tani ka nisur procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Republikës së Kosovës.
Ky proces fillon nga nesër përmes evidentimit drejt legalizimit dhe përfshirjes së plotë në sistemin legal të Kosovës.
E ata që për 20 vite ruajtën status quo-në e strukturave paralele, le t’i ruajnë edhe statuset nga dje dhe sot. Do t’u duhen më vonë.
