Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, iu ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin për të votuar në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, raporton KosovaPress.
Ajo në konferencë për media tha se procesi i zgjedhjeve në balotazh deri tani ka shkuar përgjithësisht mirë, përveç problemeve të votimit të personave me aftesi të kufizuar.
Krahas kësaj, Çitaku pati edhe një ftesë karshi partive politike, derisa u pyet edhe për qëndrimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në disa komuna ku po zhvillohet balotazhi.
“Ftoi të gjithë aktorët politikë që sot të tregojnë maturi dhe përgjegjësi duke mos kontribuar në tensionimin e situatës… Është shumë e rëndësishme që mos të ketë abuzim të pushtetit”, tha ajo.
