Arian Tahiri, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Mitrovicës, njoftoj në rrjetet sociale lidhur me marrëveshjen e koalicionit PDK-LDK në Mitrovicë.
Tahiri shkruan se kjo marrëveshje është vendosur mbi bashkëpunimin mbi dallimet politike, me qëllim të punës së përbashkët për zhvillimin e qytetit.
“Marrëveshja e koalicionit që nënshkruam me Lidhjen Demokratike të Kosovës është një premtim për qytetin tonë. Është një dëshmi se kur zgjedhim të bashkohemi dhe të veprojmë me një qëllim të përbashkët, Mitrovica gjithmonë fiton,” thekson Tahiri.
Ai shton se qyteti ka nevojë për bashkëpunimin dhe energjinë e çdo qytetari, pavarësisht prejardhjes apo bindjeve politike.
“Ky është koalicion për Mitrovicën dhe mitrovicasit. Ky është koalicioni i fitores! Për ty gjithmonë, Mitrovicë!” përfundon Tahiri.
