DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

PDK-ja me tubim të madh në Drenas, Hamza: Drenasi do ta gëzojë vëmendjen që e meriton në qeverisjen time

5 Shkurt 2025
A A
PDK-ja me tubim të madh në Drenas, Hamza: Drenasi do ta gëzojë vëmendjen që e meriton në qeverisjen time
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, po e mban tubimin zgjedhor në Drenas.

Para mijëra simpatizantëve të PDK-së, ai ka prezantuar projektet e tij për këtë komunë.

“Historia jonë është histori e përpjekjeve të vazhdueshme për një jetë ma të mirë. Ndërtuam autostrada, zhvilluam ekonominë, hapëm vende pune. Dhe tani është koha të vazhdojmë përpara, përsëri të bashkuar! Edhe sot, sfidat janë të mëdha. Por, vendosmëria jonë është më e madhe se gjithçka tjetër. Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen që meritojmë. Një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë, mirëqenie për prindërit tanë dhe paga të dinjitetshme për krejt qytetarët. Do ta gjallërojmë ekonominë dhe do ta forcojmë aleancën me SHBA-në dhe vendet e Bashkimit Evropian. Për ne, për çdo qytetar, për Kosovën! Drenasi do ta gëzojë vëmendjen që e meriton në qeverisjen time. Do ta përfundojmë rrugën me katër korsi deri në Komoran. Do ta realizojmë projektin e ujëmbledhësit të Vërbocit dhe do të bëjmë zgjidhje të përhershme për ujin e pijshëm”, ka thënë ai, duke shtuar vazhduar premtimet.

“Dhe, se e di që e keni përzemer, do ta kthejmë edhe projektin e stadiumit nacional në Komunën e Drenasit. Vëmendje do t’i kushtojmë edhe gjigantit, Ferroniklit, që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për këtë aset të rëndësishëm për krejt Kosovën. Do të kërkojmë zgjidhje të favorshme jo vetëm për kompaninë, por edhe për punëtorët. Do të garantojmë siguri në punë, dinjitet për ta dhe për çdo punëtor në Kosovë, duke punuar për implementimin e Marrëveshjes Kolektive”, është shprehur Hamza.

KATEGORITË

  • Botë (1 143)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 656)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (136)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (892)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com