DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

PDK, LDK dhe AAK votojnë kundër raportit për verifikimin e mandateve të deputetëve

15 Prill 2025
A A
Nuk u miratua raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi i i seancës së Kuvendit Avni Dehari tha se me 52 vota për nuk ka kaluar raporti Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve, raporton Ekonomia Online.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë votuar kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve.

Ndërsa deputetët e VV dhe tre deputetë të Nismës kanë votuar pro.

Kryetari i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëe, Artan Abrashi, tha se në bazë të raportit i rekomandon Kuvendit që të vazhdojë seancën.

“Komisioni konstaton se në legjislaturën e 9-të janë 120 deputetë nga partitë politike e koalicionet. VV 48 deputetë, PDK 24 deputetë, LDK 20 deputetë, Lista Serbe 9 deputetë, AAK – NISMA 8 deputetë. Komisioni ka konstatuar vlefshmërinë e deputetëve. Në seancë janë 119 deputetë, mungon vetëm një deputet. I rekomandoj seancës që të vazhdojë seancën konstituive sipas rendit të ditës”, tha Abrashi.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se raporti nuk përmban të dhënat e sakta të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dhe se dokumentacioni i nevojshëm nuk është shpërndarë me kohë.

“Ne kemi votuar kundër këtij raporti sepse nuk përmban të dhëna të sakta nga KQZ-ja dhe për shkak se dokumentacioni për dorëheqjen e kryeministrit nuk është shpërndarë me kohë. Kemi kërkuar më shumë transparencë dhe dokumentacion shtesë, përfshirë një letër të dorëzuar sot nga kryeministri në dorëheqje. Kjo letër do të duhej t’i ishte bërë publike qytetarëve, KQZ-së dhe Presidencës ditën e shpalljes së rezultateve, përpara certifikimit të zgjedhjeve. Ne nuk besojmë se ky kryeministër, i cili tashmë ka dhënë dorëheqje, nuk do ta shkelë sërish Kushtetutën,” deklaroi Zemaj.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se raporti është antikushtetues dhe për këtë arsye PDK nuk ka mundur ta mbështesë atë.

“Nuk mund të votojmë një raport të tillë sepse është në kundërshtim me Kushtetutën. Aktualisht, kryeministri Kurti dhe të gjithë ministrat që janë zgjedhur deputetë po tentojnë të mbajnë njëkohësisht edhe pozita ekzekutive, edhe legjislative, gjë që ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Ajo e thotë qartë se nuk mund të jesh deputet nëse je kryeministër apo ministër, përderisa nuk ke dhënë dorëheqje. Në mungesë të një dorëheqjeje të tillë, PDK nuk mund të votojë një raport që bie ndesh me Kushtetutën,” u shpreh Krasniqi.

Ai shtoi se dorëheqja nuk mund të bëhet përmes një postimi në Facebook, dhe se shteti është më i rëndësishëm se deklaratat në rrjete sociale.

“Nuk do të ishim në këtë situatë sikur kryeministri Kurti dhe ish-ministrat e tij ta kishin respektuar Kushtetutën. Kjo nuk është hera e parë – gjatë këtyre katër viteve, të paktën 10-12 herë i kemi dërguar çështjet në Gjykatën Kushtetuese. Nuk mund të komentoj mesazhet personale të askujt dhe nuk e di nëse janë të vërteta,” shtoi Krasniqi.

KATEGORITË

  • Botë (1 038)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 332)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (65)
  • Sport (129)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com