Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ofruar mbështetje për protestën e paralajmëruar për nesër nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, lidhur me përmbajtjen skandaloze të pankartave të organizuara nga Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti.
“Çdo përpjekje për të shtrembëruar faktet, për të relativizuar krimet apo për të rishkruar historinë tonë është e papranueshme dhe duhet të kundërshtohet me vendosmëri,” thuhet në deklaratën e PDK-së.
Sipas partisë, mbrojtja e së vërtetës për luftën e UÇK-së është jo vetëm një detyrim shtetëror, por edhe moral.
“Duke ruajtur të vërtetën, ne njëkohësisht nderojmë viktimat dhe sakrificën e tyre,” thuhet më tej në deklaratën e PDK’së.
