DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

PDK pasi Haga kërkoi 180 vjet burg për Thaçin dhe të tjerët: Absurde, përpjekje e hapur për ta paraqitur luftën çlirimtare si projekt kriminal

9 Shkurt 2026
A A
Kush janë deputetët e PDK-së nga legjislatura e kaluar që mbetën jashtë Kuvendit në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër “ndaj qëndrimeve të Prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë, e cila edhe sot dëshmoi atë që prej kohësh e kemi thënë publikisht, se kjo gjykatë ka devijuar nga misioni i saj themelor për të sjellë drejtësi”.

“Në ditën e parë të fazës përmbyllëse të gjykimit, u bë e qartë se nuk kemi më të bëjmë me një proces të zakonshëm gjyqësor, por me një përpjekje të hapur për të deformuar të vërtetën historike dhe për të ndërtuar një narrativë të rreme, ku lufta çlirimtare e popullit të Kosovës tentohet të paraqitet si projekt kriminal. Regjimi i Millosheviqit dhe aparati shtetëror i Serbisë kanë kryer në Kosovë dhe në rajon krime të rënda kundër njerëzimit, spastrime etnike dhe gjenocid, të dokumentuar gjerësisht nga mekanizma ndërkombëtarë të drejtësisë dhe nga faktet historike”, thekson PDK në reagim.

Tutje, PDK potencon se është fakt i ditur që Serbia ishte agresore dhe populli i Kosovës ishte viktimë dhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një organizim popullor, i lindur nga nevoja për rezistencë përballë një regjimi shtypës dhe gjenocidal.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk po gjykohen si individë të shkëputur nga konteksti historik, por si simbole të rezistencës, të çlirimit dhe të shtetformimit të Kosovës. Kjo qasje e Prokurorisë synon barazimin e viktimës me agresorin dhe kriminalizimin e luftës për liri. Ajo u konkretizua edhe sot përmes kërkesës për dënime absurde që reflektojnë vetëm ndëshkim politik dhe selektiv” thekson PDK.

“Gjithashtu, përpjekja për ta ndërlidhur shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me një pretendim kriminal është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare. Pavarësia e Kosovës është akt politik i njohur ndërkombëtarisht, i mbështetur nga aleatët tanë strategjikë dhe i ndërtuar mbi të drejtën universale të popujve për liri”, shton PDK.

Partia Demokratike e Kosovës rikonfirmon bindjen e saj të plotë në pafajësinë e çlirimtarëve dhe në legjitimitetin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çdo përpjekje për kriminalizimin e kësaj lufte është përpjekje për rishkrim të historisë dhe për cenim të themeleve të shtetit të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës qëndron fuqishëm në mbrojtje të së vërtetës historike, të dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të Republikës së Kosovës.

Liria nuk është krim. Dhe historia nuk mund të rishkruhet” theksohet në reagim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 736)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (267)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com