DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

PDK pret delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar, vlerësohet lart miqësia mes dy vendeve

10 Prill 2025
A A
PDK pret delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar, vlerësohet lart miqësia mes dy vendeve
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka pritur sot një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar, të përbërë nga deputeti britanik Alex Sobel dhe anëtarja e “City Leaders”, znj. Cllr Helen Hayden.

Në takim, Çitaku ishte e shoqëruar nga Kryetarja e Rinisë Demokratike dhe deputetja e sapozgjedhur, Arbnora Salihu, si dhe shefi i kabinetit të Kryetarit Memli Krasniqi, Ardian Arifaj.

Gjatë diskutimit u vlerësua lart miqësia dhe partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me theks të veçantë tek bashkëpunimi politik, ndihma institucionale dhe mbështetja për rininë dhe fuqizimin e grave në politikë.

Çitaku shprehu mirënjohjen e saj për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë.

“Jemi thellësisht mirënjohës për partneritetin e fortë me Mbretërinë e Bashkuar. Mbështetja e tyre ka qenë jetike në rrugëtimin tonë drejt forcimit të shtetit ligjor dhe zhvillimit demokratik. Takime si ky na japin mundësinë të thellojmë bashkëpunimin dhe të ndërtojmë ura të reja miqësie e mirëkuptimi”, tha Çitaku.

Delegacioni britanik u interesua për zhvillimet aktuale politike në vend, sfidat e rinisë dhe fuqizimin e grave në institucionet vendimmarrëse, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj thellimit të raporteve ndërkombëtare dhe forcimit të lidhjeve me aleatët strategjikë të Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 508)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 185)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (304)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com