DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pensionistët e TMK-së e FSK-së krijojnë shoqatë, mision kanë shërbimin ndaj vendit

14 Korrik 2025
A A
FSK përfundoi ushtrimin “Arrow Bravo 25”, synohet ngritja e kapaciteteve
Share on FacebookShare on Twitter

Pothuajse gjithë jetën ia kushtuan sigurisë dhe mbrojtjes.

Disa në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pastaj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës e së fundmi në uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

E tash në pensionim, kontributin po tentojnë ta japin përmes shoqatës së krijuar nga pensionistët e që e kanë titulluar “Elita”.

Gjeneral, Bajram Bekteshi tregon misionin që e kanë të gjithë këta ish-ushtarakë.

“Ne punojmë që të ndërtojmë dhe të forcojmë gatishmërinë që t’i dalim në ndihmë institucioneve tona shtetërore të sigurisë kur ndihet nevoja për veprim të përbashkët në rast të fatkeqësive elementare por edhe në çdo kërcënim që i rrezikohet atdheut”, tha Bekteshi.

Ai thotë se zhvillimet e reja globale i kanë shtyrë ta marrin këtë hap, derisa shton se përkrahje nga institucionet e sigurisë nuk gjetën.

“Duke parë edhe vatrat e nxehta në kontinente tjera por edhe brenda kontinentit të Evropës atëherë u pa e nevojshme që të krijohet një shoqatë e tillë sepse Kosova nuk e kishte një shoqatë të tillë. Dhe të gjitha shtetet tjera qoftë të Ballkanit, Evropës veprojnë me shoqata të tilla i kryejnë disa detyra dhe veprime të cilat nuk kanë mundësi, hapësirë që t’i realizojnë”.

E profesori i shkencave të sigurisë dhe mbrojtjtes, Haxhi Ferati thekson se përvoja e gjatë në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes tregon për efektshmërinë e tyre.

“E kemi pa si një nevojë të madhe që mos me i humb këto kapacitete që i kemi, ato kanë mbërri nivele të larta të përgatitjes dhe aftësimit në fushën ushtarake e në këtë moshë të re me shku kjo energji e humbur kemi menduar se ka rrugë tjera dhe një prej tyre ka qenë kjo që kuadrot t’i përafrojmë të cilët kanë qenë pjesë e TMK-së dhe FSK-së“, deklaroi Ferati.

Kjo shoqatë ka edhe degët e saj ku janë të ndara sipas zonave të luftës së fundit në Kosovë ku pjesë e saj janë shumë ish-ushtarakë.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 633)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com