DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Për Drenasin Kampion” – Lladrovci shpall garën me subjekt të ri në zgjedhjet lokale

30 Korrik 2025
A A
“Për Drenasin Kampion” – Lladrovci shpall garën me subjekt të ri në zgjedhjet lokale
Share on FacebookShare on Twitter

Pas zhvillimeve të fundit në kryesinë e PDK’së, Ramiz Lladrovci, kryetar aktual i komunës së Drenasit dhe një nga figurat më të njohura të PDK-së në këtë komunë, ka njoftuar krijimin e një subjekti të ri politik me emrin “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.

“Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në Kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës, Paralajmërimet e hershme për rezultatet e votimit nga disa krerë të lartë të PDK-së, Mungesën e përgjegjësisë dhe integritetit në vendimmarrje, lidhur me të ardhmen e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së në Drenas, Mungesa e vendimit të drejtë dhe të arsyeshëm lidhur me nominimin e kandidaturës për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit në Drenas”.

Subjekti i ri do të garojë vetëm në zgjedhjet lokale për kryetar dhe asamble komunale, me qëllim mbrojtjen e interesit qytetar dhe qeverisjen e mirë lokale pa korrupsion dhe ndikime të jashtme.

“Subjekti ri do të garojë vetëm në zgjedhjet komunale për asamble dhe kryetar, me besimin se qytetarët e Drenasit do të vazhdojnë ta duan qeverisjen e mirë, pa korrupsion, bashkë më qytetarët e Drenasit e për Drenasin, jo përmes bedelëve dhe pushtetit të ndërmjetëm. Subjekti i ri quhet: PËR DRENASIN KAMPION ME RAMIZ LLADROVCIN PDKRLI”, shkruan Lladrovci.

Lladrovci fton të gjithë qytetarët dhe simpatizantët që e duan Drenasin me një qeverisje të pastër dhe të përgjegjshme, të bashkohen dhe mbështesin këtë iniciativë.

“Ftojmë të na bashkohen të gjithë ata që e duan Drenasin me qeverisjen e shkëlqyer, qeverisjen e pandikuar nga faktorët jashtëligjorë dhe jashtë komunës së Drenasit, ta përkrahin subjektin e ri garues në zgjedhje lokale, duke dëshmuar se qytetari i Komunës së Drenasit nuk meriton këtë trajtim, ka aftësi kritike dhe vepron sipas bindjes së vet dhe nuk lejon të keqpërdoret besnikëria e deritanishme për interesa tjera që më së paku e nderojnë qytetarin e Drenasit. Bashkë, vazhdojmë, +4. PDKRLl”.

KATEGORITË

  • Botë (1 093)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (11 315)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (438)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com