Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore
MAShTI theksoi se ka organizuar pjesën e parë të Provimit të Maturës Shtetërore, duke e vlerësuar të suksesshëm organizimin dhe administrimin e këtij procesi.
“Provimi është mbajtur në 158 qendra të testimit, ku maturantët janë sistemuar në 1,335 salla, ndërsa sipas raporteve të komisionarëve, testi ka filluar me kohë dhe nuk ka pasur ndonjë vërejtje të theksuar”, thuhet në njoftim.Ndër tjera, shtohet se pati disa probleme të përdorimit të telefonave nga një pjesë e nxënësve.Për shkak të përdorimit të telefonave kësaj radhe janë larguar një numër i konsideruar i nxënësve. Një raport më i detajuar për procesin do të bëhet publik javën e ardhshme, pas analizimit të raporteve nga kryetarët e qendrave të testimit”.
MAShTI falënderoi të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore