DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Përjashtimi i tifozëve nga Kosova për ndeshjen me Serbinë, reagon FSHF: Informacion i pavërtetë e abuziv

13 Maj 2025
A A
Përjashtimi i tifozëve nga Kosova për ndeshjen me Serbinë, reagon FSHF: Informacion i pavërtetë e abuziv
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas spekulimeve në media lidhur me mënyrën e përzgjedhjes së tifozëve që do të kenë të drejtë të blejnë bileta për ndeshjen Shqipëri–Serbi, që zhvillohet më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Në një njoftim të publikuar para pak çastesh, FSHF thekson se nuk do të ketë kategorizime në shortin automatik, dhe të gjithë tifozët, pa dallim, do të kenë mundësinë të aplikojnë për bileta në mënyrë të barabartë.

Ky reagim vjen pas raportimeve në disa media, sipas të cilave qëllimi i sistemit të ri të aplikimit ishte përjashtimi i tifozëve nga Kosova. Por FSHF e ka mohuar këtë kategorikisht, duke e cilësuar si informacion të pavërtetë dhe abuziv.

Deklarata e plotë e FSHF-së:

Deklaratë për media e FSHF në lidhje me procesin e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Federata e Futbollit dëshiron të përgënjeshtrojë kategorikisht një lajm të shpërndarë së fundmi nga një media online me bazë në Zvicër, që pretendon në mënyrë të rreme dhe pa asnjë bazë faktike se tifozët shqiptarë nga Kosova janë të përjashtuar nga ndeshja Shqipëri–Serbi, që luhet më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Ky informacion është krejtësisht i pavërtetë dhe abuziv. FSHF i ka dërguar një komunikim zyrtar medias në fjalë dhe është në pritje të një përgjigjeje formale.

Sqarojmë se procesi i shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri–Serbi do të kryhet përmes një sistemi transparent dhe të hapur për të gjithë tifozët, pa asnjë diskriminim apo përjashtim.

Aplikimi për bileta do të nisë më 15 maj, përmes një formulari elektronik që do të publikohet në faqen zyrtare të FSHF-së. Afati i aplikimit do të zgjasë dy javë dhe në fund të muajit maj do të zhvillohet një short kompjuterik, për të përzgjedhur tifozët që do të kenë të drejtën të blejnë biletat. Të përzgjedhurit do të njoftohen me email.

FSHF mbetet e përkushtuar ndaj një organizimi dinjitoz të ndeshjes dhe fton të gjithë tifozët shqiptarë, kudo që ndodhen, të ndjekin me besim komunikimet zyrtare dhe të mos bien pre e lajmeve të rreme.

KATEGORITË

  • Botë (1 046)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 497)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (65)
  • Sport (130)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com