Fushata e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdon me entuziazëm dhe përkrahje të madhe në çdo vendbanim të Rahovecit.
Sonte, Smajl Latifi dhe ekipi i tij u pritën ngrohtësisht nga qytetarët e Drenocit dhe Zatriqit, të cilët dëshmuan se janë të vendosur që puna të mos ndalet.
Në këtë tubim u shpalos edhe përkrahja e fuqishme për Artan Asllanin, kandidatin nga Drenoci për Kuvendin e Komunës, si pjesë e ekipit të AAK-së.
“Qytetarët e Drenocit e të Zatriqit janë të vendosur që puna të mos ndalet. Sonte morëm përkrahjen e palëkundur për programin tonë dhe kandidatin tonë për Kuvendin e Komunës, Artan Asllani. Faleminderit për pritjen dhe përkrahjen!”, u shpreh Smajl Latifi, kandidati për kryetar të Rahovecit nga radhët e AAK-së.
AAK po e forcon çdo ditë mbështetjen qytetare, me një vizion të qartë për zhvillim, transparencë dhe punë të ndershme në shërbim të qytetarëve të Rahovecit.