Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se me kryeqytetin është dëshmuar se përfaqësimi i mirë ndërtohet me punë dhe përgjegjësi.
Ai para zgjedhjeve të së nesërme, ndër të tjera ka veçuar kandidaten e LDK-së për deputete, Shqipe Pantina, për të cilën ka thënë se me përvojë institucionale dhe angazhim të vazhdueshëm publik, përfaqëson zë të qartë dhe të qëndrueshëm në proceset vendimmarrëse.
“Shqipe Pantina, me përvojë institucionale dhe angazhim të vazhdueshëm publik, përfaqëson zë të qartë dhe të qëndrueshëm në proceset vendimmarrëse.
Këto janë gra që i duhen Kuvendit të Kosovës, sepse përvoja, integriteti dhe puna serioze janë themeli i përfaqësimit të denjë”, ka shkruar Rama.
