DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pesë viktima për një javë në Kosovë – Nga vrasja në Gjakovë te tragjedia me tre të vdekur në Podujevë

23 Mars 2026
A A
Policia për vrasjen e dyfishtë në Malishevë: Viktimat u dërguan në QMF në Kijevë, mjekët konstatuan vdekjen
Share on FacebookShare on Twitter

Pesë persona kanë humbur jetën brenda vetëm një jave në Kosovë. Java e kaluar, e cila nisi me një vrasje në Çarshinë e Gjakovës, përfundoi me një ngjarje edhe më të rëndë në një fshat të Podujevës, ku humbën jetën tre persona, përfshirë edhe autoren, e cila dyshohet se pas krimit ka qëlluar edhe veten.

Të hënën e kaluar, në lokalin “My Place”, u vra Rasim Binakaj pas një mosmarrëveshjeje me Nexhdet Zymberajn. Në këtë rast mbeti i plagosur edhe Edi Mehmeti. I dyshuari ishte arratisur fillimisht, por më pas ishte vetëdorëzuar në polici.

Ndërkohë, të shtunën në orët e pasdites, një tjetër vrasje ndodhi në fshatin Bokshiq të Klinës. Dyshohet se Jetmir Jusufi vrau vëllanë e tij, Faruk Jusufin.

Jetmir Jusufi dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në kontroll, pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas dosjes së Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur në prani të babait dhe vëllait tjetër të tyre.

 

Prokuroria Themelore e Pejës njoftoi se është sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur në krim, si dhe prova të tjera relevante. Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Ndërsa mbrëmë, vendi u trondit nga një ngjarje tjetër e rëndë, e cila e çoi në tre numrin e viktimave nga një rast i vetëm.

31-vjeçarja, Ardita Gashi, dyshohet se pasi vrau Ilaz Brahimin (45 vjeç), i cili vdiq në vendin e ngjarjes, plagosi edhe gruan e axhës së saj, M.G. (73 vjeçare), e cila më pas ndërroi jetë në QKUK, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Plagëve nuk mundi t’u mbijetojë as vetë autorja, e cila pasi qëlloi ndaj dy viktimave, dyshohet se qëlloi edhe veten. Ajo vdiq në Qendrën Emergjente në QKUK.

Prokuroria Themelore e Prishtinës bëri të ditur se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë zjarri, disa gëzhoja, si dhe prova të tjera materiale relevante për rastin.

Sipas Prokurorisë, hetimet janë duke u zhvilluar intensivisht, ndërsa motivi i rastit ende nuk është i njohur. Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, deklaroi se për shkak të fazës preliminare të hetimeve nuk mund të jepen shumë detaje, por shtoi se krimi dyshohet të ketë ndodhur “për shkak të një mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre” (autores dhe 45-vjeçarit).

Policia e Kosovës njoftoi në raportin e saj ditor se një burrë u gjet pa shenja jete në një veturë, ndërsa brenda një shtëpie u gjetën dy gra me plagë të rënda.

Ky krim i rëndë e çoi në pesë numrin e të vrarëve brenda javës së kaluar në Kosovë.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 486)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 581)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (139)
  • Shpallje (1)
  • Sport (255)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com