DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Peskov: Është shumë herët për të folur për vendin e takimit midis Putinit dhe Trump

13 Janar 2025
A A
Peskov: Është shumë herët për të folur për vendin e takimit midis Putinit dhe Trump
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë vende shprehin gatishmërinë e tyre për të qenë një platformë për negociata të mundshme midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, por është shumë herët për të folur për këtë, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai tha se ende nuk ka përgatitje thelbësore për takimin mes Putinit dhe Trump, por shtoi se ka vullnet politik për të.

“Kontakte të tilla janë shumë të nevojshme dhe të rekomanduara”, tha Peskov, transmeton RIA Novosti.

Më herët sot, këshilltari i Trumpit për sigurinë kombëtare, Michael Waltz, tha se Putin dhe Trump pritet të flasin me telefon në ditët ose javët në vijim.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Serbia është e interesuar të jetë vendi i takimit mes Trump dhe Putin dhe se mund të garantojë siguri të plotë për të dy presidentët.

Rusia do të kërkojë rrugë alternative për dërgimin e produkteve të saj energjetike në mënyrë që të minimizojë pasojat e sanksioneve të SHBA-së, tha sot Peskov.

SHBA vendosi të premten sanksione ndaj më shumë se 200 kompanive dhe individëve të lidhur me sektorin energjetik rus, si dhe mbi më shumë se 180 anije, me qëllim kufizimin e aksesit të Moskës në tregjet ndërkombëtare dhe uljen e të ardhurave nga eksportet e naftës dhe gazit.

Si pjesë e paketës së sanksioneve, kufizime vendosen edhe për kompanitë që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e burimeve të energjisë, si dhe për anijet që marrin pjesë në transport.

“Para së gjithash, tani, natyrisht, do të merren masa dhe do të kërkohen opsione për të minimizuar pasojat e këtyre sanksioneve,” u tha Peskov gazetarëve.

KATEGORITË

  • Botë (1 084)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 754)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com