DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pjesëmarrja e SBASHK-ut në Konferencën e 113-të Ndërkombëtare të Punës të ILO-së në Gjenevë

3 Qershor 2025
A A
SBASHK pjesë e aktivitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës në Irlandë
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjenevë është duke u mbajtur Konferenca e 113-të Ndërkombëtare e Punës e organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), e cila ka nisur më 2 qershor dhe do të zgjasë deri më 13 qershor 2025.
Kjo konferencë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme globale në fushën e punës dhe të drejtave të punëtorëve, duke mbledhur delegacione trepalëshe (qeveri, sindikata dhe përfaqësues të punëdhënësve) nga të gjitha shtetet anëtare të ILO-së.

Megjithëse Kosova aktualisht nuk është pjesë zyrtare e kësaj Konference për shkak të mosfunksionimit të Këshillit Ekonomik-Social (KES), përfaqësuesit e SBASHK-ut po marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

Nënkryetarja Vjollca Shala dhe Sekretari i Përgjithshëm Ymer Ymeri, po përfaqësojnë SBASHK-un në kuadër të delegacionit të Edukimit Ndërkombëtar (Education International – EI), duke qenë aktivë në seksionet që trajtojnë çështjet e arsimit dhe të punës, krahas përfaqësuesve sindikalistë nga mbarë bota. Kjo pjesëmarrje e SBASHK- ut në Konferencën e ILO-së ka një rëndësi të veçantë, pasi jo vetëm që siguron një zë për sindikalistët e arsimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, por gjithashtu dëshmon përkushtimin e SBASHK-ut për të ndjekur dhe ndikuar në zhvillimet globale që kanë të bëjnë me të drejtat e punëtorëve dhe standardet ndërkombëtare të punës. Duhet theksuar se pesë vite më parë, Kosova kishte delegacion zyrtar në këtë Konferencë, falë përfaqësimit nëpërmjet Këshillit Ekonomik-Social (KES).

Sot, mungesa e këtij mekanizmi e ka lënë Kosovën jashtë tryezave të rëndësishme ndërkombëtare për dialog social dhe politikëbërje në fushën e punës. Kjo e bënë edhe më të vlefshme dhe të
domosdoshme pjesëmarrjen alternative të përfaqësuesve të SBASHK- ut, të cilët me angazhimin e tyre po mbrojnë dhe promovojnë të drejtat e punëtorëve të arsimit të Kosovës në nivel ndërkombëtar, thuhet njoftimin e SBASHK-ut.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 057)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com