DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Plepi i bardhë, kuron më së miri ethet dhe reumatizmën

24 Mars 2025
A A
Plepi i bardhë, kuron më së miri ethet dhe reumatizmën
Share on FacebookShare on Twitter

Plepi i bardhë është një bimë drunore që rritet deri në 30 m lartësi. Ai gjendet pothuajse kudo, sidomos buzë lumenjve dhe tokave rënore me lagështirë. Pema ka kurorë të gjerë dhe të rrumbullakuar që ngrihet mbi trupin e gjatë të mbuluar me lëvore të përhime e të shkëlqyer.

Degëzat e plepit kanë sythet me pushë të butë dhe të bardhë, si edhe një mori gjethesh vezake aop eliptike, të grumbulluara në vriguj të dhëmbëzuar. Lulesat formojnë brakte të shumtë prej nga dalin kreza dhe thekë të verdhë. Bima lulëzon gjatë marsit dhe prillit dhe shfrytëzohet për vetitë kuruese të sythave gjethorë, gjetheve, lëvores etj. Sythat këshillohen të mblidhen në fund të dimrit, lëvorja rripet nga degëzat e trasha të pranverës, ndërsa gjethet në periudhën e lulëzimit të plotë.

Të gjitha pjesët e bimës thahen në hije e ruhen në vende pa lagështirë. Ato përmbajnë glikozid, taninë, materie të ngjyrosura, derivate të flavenoideve, vajra etj. Rekomandohet të përdoren kundër artritit reumatik dhe reumatizmit të muskujve, pezmatimit të kanaleve dhe fshikëzës urinare.

Mjekime popullore

Gjakderdhjet në kanalet urinare

Gjysmë luge kafeje me sytha të tharë të plepit të bardhë i ziejmë me 1 gotë ujë të valuar. Ena mbulohet duke u lënë të pushojë për 20 min. pastaj kullohet dhe konsumohet gjatë ditës duke marrë nga një gotë çai të ngrohtë 1-2 herë në ditë.

Kurimi i etheve dhe reumatizmës

Prej lëvores së tharë të plepit përgatitet përvëlesa e 4 gr produkt të thatë i hedhur në 100 ml ujë të ftohtë. Tretësira ngrohet derisa të valojë, ftohet deri në temperaturën e dhomës dhe kullohet me kujdes. Konsumohet gjatë ditës, 3 herë nga 1 gotë çaji, e ëmbëlsuar sipas dëshirës.

KATEGORITË

  • Botë (992)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 595)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (61)
  • Sport (122)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com