Në Gjykatën Themelore në Ferizaj po vazhdon seanca ndaj gjashtë të dyshuarve për vrasjen e policit Muhamed Lika, raporton Ekonomia Online nga kjo gjykatë.
Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka, po paraqiten para gjykatës në seancën dëgjimore.
Seanca po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimin ndaj gjashtë të dyshuarve.
Dje, Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të miturit Rejan Bela, si i dyshuar kryesor për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, më 1 prill në Kaçanik.
