DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Policia arreston të dyshuarin që komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së

5 Shkurt 2025
A A
Policia arreston të dyshuarin që komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për komprometimin e mbi 300 mijë kartelave bankare. I dyshuari hyri pa autorizim në një bankë të BE-së dhe përpiqej të shiste të dhënat.

Katër kompjuterë dhe dokumente u sekuestruan gjatë operacionit. Siç njofton Policia hetimet vazhdojnë në bashkëpunim ndërkombëtar.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës dhe autoritetet e një shteti të BE-së, ka zhvilluar një operacion të suksesshëm hetimor në Prishtinë dhe Ferizaj. Pas një hetimi disa mujor, është arrestuar një person i dyshuar për hyrje të paautorizuar kompjuterike në një bankë të një shteti të BE-së. Ky veprim ka rezultuar në komprometimin e të dhënave të mbi 300 mijë kartelave bankare, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm.

I dyshuari dyshohet se i ka postuar për t’i shitur këto të dhëna në një platformë online për përfitime të kundërligjshme. Gjatë realizimit të operacionit të kontrollit janë sekuestruar katër kompjuterë, tre telefona, një USB dhe dokumente të rëndësishme. Bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar dhe profesionalizmi i lartë i Policisë së Kosovës kanë qenë kyç në këtë operacion.

Me vendim të Prokurorit, i arrestuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme. Hetime tjera janë në proces në bashkërendim me autoritetet për të zbardhur plotësisht rastin. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve kibernetike edhe në nivel të avancimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimin e sigurisë publike”, thuhet në njoftim e Policisë.

KATEGORITË

  • Botë (1 139)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 487)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (136)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (868)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com