Policia në Mali i Zi ka zhvilluar sot një operacion në qendër të Podgoricë, ku është rrethuar një ndërtesë në rrugën “Vuk Karagjiq”, ku sipas raportimeve jeton biznesmeni Aco Gjukanoviq.
Në të njëjtin objekt ndodhet edhe një degë e Prva Banka, bankë në pronësi të tij.
Në terren janë angazhuar edhe njësi speciale, ndërsa janë bllokuar disa pjesë të rrugës.
Aco Gjukanoviq është vëllai i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Aksioni po zhvillohet në kuadër të një hetimi më të gjerë financiar, nën drejtimin e Prokurorisë Themelore të Shtetit në Podgoricë.
