Policia e Kosovës ka zhvilluar një kontroll në një bodrum në një objekt në veri të vendit.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Veton Elshani, i cili tha se është gjetur një tromblon dhe disa karikatorë të mbushur.
“Në bazë të një informacioni, kemi kryer një kontroll në një bodrum ku kemi gjetur një tromblon, disa karikatorë të mbushur”, tha Elshani për Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se në lidhje me rastin nuk ka persona të arrestuar teksa bëri të ditur se një person është intervistuar.