DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Policia pas këqyrjes së kamerave: Nuk ishte vetaksident ku vdiqën dy vajza, por aksident mes veturës dhe kamionit

14 Mars 2025
A A
E dhimbshme për familjen: Kjo është njëra nga vajzat që vdiq në aksidentin në Ranillug, motra e saj në spital
Share on FacebookShare on Twitter

Dy vajza vdiqën pas lëndimeve që morën në një aksident trafiku sot rreth orës 10:00 në aksin rrugor Domoroc- Hodonoc të komunës së Ranillugut dhe një tjetër mori lëndime.

Fillimisht u tha se ndodhi si pasojë e vetaksidentin, por vetëm pasi policia pa kamerat e sigurisë u kuptua se kishte të bënte me aksident, mes veturës dhe kamionit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, konfirmoi se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një kthimi të pasigurt nga ana e drejtuesit të kamionit.

Sipas tij, hetimet kanë treguar se manovra e kamionit ka penguar lëvizjen e automjetit në tejkalim, duke shkaktuar humbjen e kontrollit nga ana e shoferes së veturës.

“Si rezultat i veprimeve hetimore nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, shikimit të vendit të ngjarjes, këqyrjes së kamerave dhe mbledhjes së provave të tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ngritur dyshimi se nuk kemi të bëjmë me vet aksident por me aksident trafiku ku dyshohet se drejtuesi i kamionit me targa vendore mashkull Kosovar i vitit të lindjes 1970 si pasojë e kthimit të pasigurt ka penguar lëvizjen e automjetit i cili ishte në tejkalim, ku drejtuesja e automjetit nga mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës humbë kontrollin mbi mjet në tentativë për shmangie të goditjes së kamionit dhe përfundon e rrokullisur jashtë rrugës”, tha ai.

Hashani shtoi se dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndalur për 48 orë gjersa trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Rrethanat e këtij aksidenti të trafikut janë duke vazhduar të hetohen nga hetues policor të aksidenteve në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”, pohoi ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 967)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (141)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (973)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com