DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pos Haradinajt, edhe Pacolli do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit

14 Janar 2025
A A
Pos Haradinajt, edhe Pacolli do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit
Share on FacebookShare on Twitter

Pos kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, edhe ai i AKR-së, Behgjet Pacolli do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të Amerikës, Donald Trump.

Këtë e ka bërë të ditur, këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj me anë të një njoftimi në Facebook, ku thotë se ish-presidenti i Kosovës ka pranuar ftesë të veçantë për ceremoninë e inaugurimit më 20 janar.

“Me ftesë të veçantë të Presidentit Donald J. Trump, Presidenti Behgjet Pacolli do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të SHBA-së me 20 janar. Për Presidentin Pacolli, marrëdhënia midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë me rëndësi të veçantë, dhe lidhja e tij shumëvjeçare me Presidentin Trump pasqyron këtë përkushtim. Presidenti Trump ka luajtur një rol kyç në avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Ai ishte presidenti i parë amerikan që i bëri thirrje Serbisë të njohë Kosovën përmes një marrëveshjeje të njohjes reciproke dhe gjithashtu mundësoi njohjen e Kosovës nga Izraeli. Presidenti Pacolli është i bindur se nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Kosova do të vazhdojë të forcojë pozicionin e saj global, të tejkalojë izolimin ndërkombëtar aktual dhe të arrijë përparime të rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt integrimit të plotë. Ky moment përfaqëson një mundësi të re për të thelluar partneritetin strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Zyberaj.

KATEGORITË

  • Botë (1 204)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (15 434)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (15)
  • Showbiz (92)
  • Shpallje (1)
  • Sport (167)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 035)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by:

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: