DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Presidenca: Aktgjykimi i Kushtetuetes konfirmoi se Osmani nuk ka bërë asnjë shkelje

25 Mars 2026
A A
Zgjedhja e presidentit me votë të qytetarëve – Këto janë amendamentet e propozuara nga Osmani
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenca e Republikës së Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastet KO 72/26 dhe KO 74/26, duke theksuar se ky vendim konfirmon qëndrimet juridike të paraqitura nga institucioni i Presidentes.

Në reagimin zyrtar thuhet se aktgjykimi vërteton se Presidentja Vjosa Osmani nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese, ndërsa Gjykata ka sqaruar edhe afatet që lidhen me procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Sipas Presidencës, Kushtetuesja ka konfirmuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit duhet të përfundojë para afatit 30-ditor të paraparë në Kushtetutë, i cili cilësohet si përfundimtar dhe detyrues.

Po ashtu, theksohet se në asnjë pjesë të aktgjykimit nuk i atribuohet përgjegjësi Presidentes për situatën e krijuar. Përkundrazi, sipas interpretimit të Gjykatës, nuk është dekreti ai që e çon vendin në zgjedhje, por dështimi i Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Presidenca rithekson se dekreti i Presidentes ka qenë vetëm formalizim i një situate ekzistuese dhe jo shkak i zhvillimeve që çojnë drejt zgjedhjeve të reja.

Në komunikatë gjithashtu sqarohet se Gjykata ka trajtuar një rrethanë të veçantë, duke dhënë interpretim për raste të ngjashme në të ardhmen, ku procedura për zgjedhjen e Presidentit nuk duhet të zgjasë më shumë se 60 ditë dhe duhet të përfundojë jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual.

Presidenca ka mirëpritur edhe afatin shtesë prej 34 ditësh të dhënë nga Gjykata për deputetët, duke u bërë thirrje atyre që urgjentisht të përmbushin detyrimin kushtetues për zgjedhjen e Presidentit.

“Dështimi për zgjedhjen e Presidentit është përgjegjësi e deputetëve dhe pasojë e mungesës së vullnetit politik për konsensus”, thuhet në reagim.

Në fund, Presidenca ka ftuar Kuvendin e Kosovës që sa më shpejt të caktojë seancën e radhës për zgjedhjen e Presidentit, me qëllim sigurimin e stabilitetit dhe funksionimit normal të institucioneve.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 668)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (139)
  • Shpallje (1)
  • Sport (260)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com