DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Presidenca kundërshton propozimin për shtrenjtim të rrymës

28 Mars 2025
A A
Osmani takon vëzhguesit e BE-së, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenca e Kosovës ka kundërshtuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Në komentin dërguar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në kuadër të procesit të shqyrtimit të tarifave, Presidenca ka propozuar disa rekomandime për të parandaluar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Propozimi i ZRRE-së ka qenë që rryma të shtrenjtohet për 15 për qind nga prilli.

Megjithatë, sipas komentit të Presidencës, një shtrenjtim i tillë do të sillte barrë të madhe për qytetarët. Presidenca ka thënë se “ky veprim do të mund të shkaktonte valë të re inflacioni në vend dhe të ndikonte drejtpërdrejt në rënien e fuqisë blerëse të qytetarëve”.

“Rritja e çmimit të energjisë ka një efekt të drejtpërdrejtë dhe shumë të rëndësishëm në ekonominë e një vendi. Çmimi i energjisë është i lidhur ngushtë me inflacionin, si dhe me koston e jetesës. Prandaj, shprehim shqetësimin tonë për faktin se një rritje e tillë e çmimit të energjisë do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve, duke rritur barrën e tyre financiare. Kjo do të përfshinte edhe rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe shërbimeve të tjera thelbësore”, thuhet në komentin e dërguar nga Presidenca.

Në komente, Presidenca ka propozuar që si masa të menjëhershme të jenë: Mirëmenaxhimi i shpenzimeve dhe humbjeve, subvencionimi i energjisë, identifikimi i masave shtesë për obligimin e pagesës së faturave mujore në veri, largimi i ose reduktimi i përkohshëm i TVSH-së për energjinë elektrike, dizajnimi dhe prezantimi i programit të shtyrjes së pagesave.

Si masa më afatmesme Presidenca ka rekomanduar: Menaxhimin efikas të KEK-ut dhe planifikimin e burimeve energjetike, rritje të efikasitetit të furnizimit me energji dhe vazhdim të programeve të efiçiencës.

Si masa afatgjata, Presidenca ka rekomanduar: Ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike në vend dhe marrëveshje për tregtinë ndërkufitare me shtete aleate.

Pos Presidencës, në ditën e fundit të mundësisë për komentim, këtë e kanë bërë edhe INDEP-i, KEDS-i, KOSTT-i dhe KESCO.

Komentet e plota të Presidencës së Republikës së Kosovës i gjeni të bashkëngjitura.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 504)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 153)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (304)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com