DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i dërgon letër mirënjohjeje kreytarit të KKAD-së Mustafë Krasniqit

11 Korrik 2025
A A
Armëpushimi në Gaza, Begaj: Zbatimi i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme
Share on FacebookShare on Twitter

Më 09.07.2025, Konsullja gjenerale e Republikës së Shqipërisë në Munih, shkëlqesia e saj znj. Gentiana Mburimi, në prani të kryesisë së shoqatës “Shqiponja” nga Rosenheimi: znj. Blerta Goci – Morina, znj. Ardiana Mani, si dhe të mësueseve Valbona Roqi e Anila Xhani nga Munihu, i dorëzoi mirënjohjen z. Mustafë Krasniqit për veprimtari patriotike, gjuhësore-letrare dhe mbi të gjita njerëzore, të cilën e ka dërguar Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj. Znj. Mburimi e lexoi atë në prezencën e pjesëmarrësve, në momentin që kishin shkuar për vizitë duke i uruar z. Krasniqi shërim sa më të shpejt e të suksesshëm dhe e përgëzoi për mirënjohjen në raport me kontributin që është duke e dhënë.

Më rastin e pranimit të kësaj mirënjohjeje, z. Krasniqi me entuziazëm e krenari e falënderoi Presidentin e shtetit z. Begaj, të pranishmit e, në mënyrë të veçantë konsullen e përgjithshme të shtetit amë, znj. Mburimi, e cila organizoi këtë ceremoni dorëzimi në ambientet e spitalit KLINIKUM GROSSHADERN në Munuh, ku z. Mustafë Krasniqi është duke u trajtuar.

Në letrën e Presidentit është e shkruar:

Zotit Mustafë Krasniqi, kryetar i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë, Republika Federale Gjermane – lëshuar më 03 Korrik 2025, Tiranë

I nderuar zoti Mustafë Krasniqi, kam ndjekur me interes veprimtarinë e juaj për kauzën kombëtare dhe dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time si President i Republikës së Shqipërisë dhe në emrin tim mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve.
Respektoj thellësisht sakrificën tuaj si veprimtar i lirisë së Kosovës, si pasardhës i familjes atdhetare të Komunës së Kastriotit dhe më pas si një nga organizatorët më në zë të Diasporës shqiptare.

Ju përcjell falënderime të përzemërta për angazhimin pa kushte, në ruajtjen e gjuhës amtare dhe përcjelljen e saj te fëmijët e mërgatës shqiptare, jo vetëm në Gjermani ku ju kryeni aktivitetin, por dhe në qytete tjera europiane e në botë ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës, si dhe për promovimin e gjuhës në trojet e rajonit të Ballkanit dhe atë të arbëreshëve.

Kam ruajtur në zemër emocionin që më dhuruan nxënësit e klasave shqipe nga Rosenheimi dhe Kolbermoori kur erdhën në Shqipëri dhe, ju premtoj se do ta keni gjithmonë mbështetjen time si kryetar Shteti dhe të institucioneve shqiptare, në mënyrë që të forcohet më shumë bashkëpunimi në mes të nxënësve në vend dhe atyre që janë në Diasporë.

Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë, që ju drejtoni prej 5 vitesh, ka dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në unifikimin e mbarë Diasporës shqiptare dhe në përpjekjen e përbashkët për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe integrimin e shqiptarëve të diasporës me qytetarët e vendeve ku ata jetojnë.

Shqipëria dhe shqiptarët do t’ju mbeten gjithnjë borxh në përkushtimin ndaj kauzës sonë të përbashkët kombëtare si veprimtar, mësues, shkrimtar dhe publicist.

Me respekt, Presidenti i Shqipërisë – Bajram Begaj

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 549)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com