DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Presidenti Trump fal ish-guvernatorin e Ilinoit, Rod Blagojevich

11 Shkurt 2025
A A
Presidenti Trump fal ish-guvernatorin e Ilinoit, Rod Blagojevich
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Donald Trump fali të hënën ish-guvernatorin demokrat të Ilinoit Rod Blagojevich, i cili u dënua për korrupsion për përpjekjen për të shitur vendin e liruar të ish-Presidentit Barack Obama në Senatin amerikan.

Rod Blagojevich u shkarkua nga detyra në vitin 2009 pasi prokurorët thanë se ai u përpoq të shiste vendin e Senatit të liruar nga zoti Obama, pasi ai i fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2008.

Duke folur në Shëpinë e Bardhë, ku nënshkroi vendimin për faljen, Presidenti Trump tha se Rod Blagojevich kishte përjetuar një “padrejtësi të tmerrshme”.

Presidenti Trump, gjatë mandatit të tij të parë, ia uli dënimin 14 vjeçar ish-guvernatorit Blagojevich.

Blagojevich ishte shfaqur në emisionin televiziv të zotit Trump, “Celebrity Apprentice”, në vitin 2010 ndërsa ishte në pritje të gjyqit, raporton VOA.

Gjykata e Lartë në vitin 2018 hodhi poshtë një apel të zotit Blagojevich për të ulur më tej dënimin e tij, i cili parashikohej të përfundonte në vitin 2026.

Rod Blagojevich është përpjekur ta paraqesë veten si viktimë e një ndjekjeje të tepruar dhe të motivuar politikisht nga forcat federale të ligjit, një akuzë që dukej se bëri jehonë tek Presidenti Trump.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 444)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 076)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (131)
  • Shpallje (1)
  • Sport (247)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com