Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, gjatë një fjalimi zyrtar në ndërtesën e Parlamentit të Zvicrës, theksoi lidhjet e forta historike dhe njerëzore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, duke vënë në pah kontributin e diasporës kosovare në shoqërinë zvicerane dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për paqen dhe vetëvendosjen, raporton Ekonomia Online.
Ajo vlerësoj thellë rolin e komunitetit kosovar në Zvicër dhe theksimi se kjo histori migrimi është një histori suksesi dhe integrimi të përbashkët.
“Historia e migrimit nga Kosova në Zvicër është një histori integrimi dhe rritjeje së bashku. Dhe është një histori solidariteti me ata që kërkojnë strehë”, u shpreh Presidentja Keller-Sutter.
Ajo kujtoi valën e madhe të migrimit gjatë viteve ’90, kur Zvicra u bë strehë për dhjetëra mijëra kosovarë që u detyruan të largoheshin nga vendlindja për shkak të luftës dhe krizës humanitare.
“Në vitet 1990, një valë edhe më shqetësuese migrimi pasoi. Trazirat politike dhe, përfundimisht, lufta detyruan shumë kosovarë të largoheshin nga atdheu i tyre. Gjatë atyre ditëve të errëta, Zvicra ofroi strehim dhe siguri për dhjetëra mijëra vetë”, tha ajo.
Duke folur për gjeneratat e reja me prejardhje nga Kosova, presidentja theksoi se ato janë tashmë pjesë e pandashme e strukturës sociale zvicerane.
“Sot, shumë qytetarë zviceranë të gjeneratës së dytë dhe të tretë me prejardhje nga Kosova e quajnë Zvicrën vendin e tyre… Historitë e tyre të suksesit janë gjithashtu histori suksesi për Zvicrën”, tha ajo.
Presidentja Keller-Sutter adresoi gjithashtu sfidat aktuale në Evropë dhe rrezikun që paraqet agresioni rus ndaj Ukrainës, duke e lidhur këtë situatë me përvojën historike të Kosovës dhe rëndësinë e mbrojtjes së paqes dhe vetëvendosjes.
“Lufta shtypëse e Rusisë kundër Ukrainës na kujton se paqja dhe vetëvendosja nuk mund të merren kurrë si të mirëqena. Ato duhet të mbrohen… Kosovarët e kuptojnë shumë mirë se çfarë do të thotë të ngrihesh për liri dhe vetëvendosje”, tha ai.
Duke përfunduar, ajo rikonfirmoi përkushtimin e Zvicrës për stabilitetin dhe zhvillimin demokratik në Ballkanin Perëndimor, si dhe vlerat e përbashkëta që i lidhin të dyja vendet.
“Vendi im mbetet i përkushtuar fuqishëm ndaj paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor… Si Zvicra ashtu edhe Kosova janë demokraci me peizazhe politike të larmishme, dhe të dyja kombet janë të përkushtuara në mbrojtjen e pakicave”, tha ajo.
