DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Presidentja i kërkon sqarim Kushtetueses për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, pasi LVV kërkon tre anëtarë

24 Mars 2026
A A
Osmani: Ankesa e VV-së nuk e pengon shpërbërjen e Kuvendit pa masë pezulluese nga Kushtetuesja
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sqarime lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti i ka kërkuar tre anëtarë.

Kabineti i Osmanit tha të martën se partitë parlamentare kanë propozuar më shumë kandidatë seç parashikohet me Kushtetutën e vendit dhe se ajo do t’i emërojë ata “sapo të marrë përgjigje” nga gjykata më e lartë e vendit.

“Në rrethanat aktuale janë bërë më shumë propozime nga grupet parlamentare sesa që parashikohet me Kushtetutë, prandaj duhet ta sqarojë këtë çështje Gjykata para se të vijohet tutje”, thuhet në përgjigje.

Derisa kabineti i Osmanit nuk deshi të tregojë se cilat parti kanë bërë më shumë propozime seç lejohet, Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit konfirmoi për REL-in se i ka propozuar tre kandidatë.

Si emërohen anëtarët e KQZ-së?

KQZ-ja është një organ i përhershëm i pavarur dhe është përgjegjës për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve në Kosovë. Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë, pra kryetari dhe 10 anëtarë të tjerë.

Sipas Kushtetutës, gjashtë anëtarë emërohen nga pjesëtarët e gjashtë grupeve më të mëdha parlamentare shqiptare, ndërsa një anëtar emërohet nga deputetët të cilët mbajnë vende e garantuara për komunitetin Serb, dhe tre anëtarë nga deputetët të cilët mbajnë vende të garantuara për komunitetet e tjera joshumicë.

Nëse në Kuvend janë të përfaqësuara më pak grupe, grupi a grupet më të mëdha mund të emërojnë anëtarë shtesë, sipas Kushtetutës.

Derisa Lëvizja Vetëvendosje i ka propozuar tre, partia kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tha se i ka propozuar dy kandidatë, ndërsa partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tregoi se e ka propozuar një kandidat.

Shefja e Grupit Parlamentar Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, tha se partia e saj beson se i takojnë tre anëtarë, për shkak të numrit më të madh të deputetëve në Kuvend krahasuar me partitë e tjera.

“Në vonë, presim që, në momentin që neve të na kërkohen komentet, të dërgojmë komentet tona në Gjykatën Kushtetuese. Por, besojmë se Lëvizjes i takon që kësaj radhe t’i ketë tre anëtarë në KQZ”, tha Nagavci.

Por, PDK-ja ngul këmbë se asaj i takojnë dy anëtarë dhe e kritikoi presidenten për “shkelje” të Kushtetutës duke mos ia emëruar kandidatin e dytë.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, tha në një konferencë për media se mosemërimi i anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ nga Osmani do të përbënte “cenim të kushtetutshmërisë, demokracisë dhe zgjedhjeve”.

Osmani u kishte kërkuar partive parlamentare më 9 mars t’i propozonin kandidatët për anëtarë të KQZ-së.

Ato kishin kohë deri më 16 mars që t’i përgjigjen kërkesës së saj, duke i dhënë presidentes pesë ditë kohë për t’i emëruar apo jo të propozuarit.

Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, emërimi i anëtarëve të KQZ-së duhet të bëhet jo më vonë se 60 ditë pas certifikimit të rezultateve.

Rezultatet e zgjedhjeve të dhjetorit u certifikuan më 9 shkurt.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 489)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 627)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (139)
  • Shpallje (1)
  • Sport (259)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com