Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Brunei takoi Princin e Kurorës, Al-Muhtadee Billah si dhe Princeshën e Kurorës Sarah, Me këtë rast u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme.
“Në banketin shtetëror të organizuar nga Sulltani i Bruneit, për nder të vizitës sonë, u dëshmuan vlerat e bujarisë e mikpritjes dhe respektit që e karakterizojnë këtë komb.
Përgjatë vizitës, kishim nderin që gjithashtu të takojmë Princin e Kurorës, Al-Muhtadee Billah, si dhe Princeshën e Kurorës Sarah, ku diskutuam rreth mundësive të shumta për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm.
Momente të tilla na kujtojnë fuqinë e diplomacisë dhe të respektit të ndërsjellë në ndërtimin e urave ndërmjet kulturave dhe shteteve”, u shpreh presidentja Osmani.