Sot janë bërë katër vjet nga dita kur Vjosa Osmani u zgjodh Presidente e Kosovës, si kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë post.
“Çdo ditë, para së gjithash Kosova! Katër vjet në shërbim të qytetarëve. Katër vjet për Republikën! Katër vjet Presidente, betim i përjetshëm për Kosovën!”, shkroi presidentja Osmani.
Osmani ishte zgjedhur Presidente më 4 prill 2021, me 71 vota për. Ajo kishte fituar në rundin e tretë të votimit, kur kishin marrë pjesë 82 deputetë.