Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me nderime ushtarake në Sheshin Federal në Bernë, në kuadër të një vizite shtetërore që po zhvillon në Zvicër me ftesë të Presidentes zvicerane, Karin Keller-Sutter, raporton Ekonomia Online.
Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, dy presidentet do të mbajnë deklarata për media nga Ndërtesa e Parlamentit/Këshilli Federal.
Më pas, pritet të zhvillohet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp, ku do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe çështje me interes të përbashkët për të dyja vendet.
Gjatë qëndrimit në Zvicër, Presidentja Osmani do të realizojë edhe një takim me bashkatdhetarët nga diaspora shqiptare në qytetin e Gjenevës.



