DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Prindon Sadriu krahason pritjet në Uashington: Gjuriqi priti në korridor për foto, Osmani u prit në zyrën e Rubios

27 Shkurt 2026
A A
Prindon Sadriu krahason pritjet në Uashington: Gjuriqi priti në korridor për foto, Osmani u prit në zyrën e Rubios
Share on FacebookShare on Twitter

Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka bërë një krahasim mes takimeve që presidentja Vjosa Osmani dhe kryediplomati serb, Marko Gjuriq, patën me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Uashington.

Përmes një postimi në platformën “X”, Sadriu ka pretenduar se ka një dallim të madh në protokollin e pritjes për dy zyrtarët nga Ballkani. Sipas tij, derisa Gjuriq ka pritur në radhë për një fotografi në korridor, presidentja Osmani është pritur brenda zyrës së Sekretarit Rubio.

“Gjuriq i Serbisë pret në radhë për një foto në korridor. Ndërkohë, Presidentja Vjosa Osmani pritet në zyrën personale të Sekretarit Marco Rubio — edhe pse mbi 20 liderë europianë ndodheshin në Uashington, D.C. po atë ditë”, ka shkruar Sadriu.

“Lidershipi nuk ka të bëjë me afërsinë me pushtetin. Ka të bëjë me fitimin e respektit”, shkroi ai.

Presidentja Osmani u takua me Rubion gjatë javës së kaluar, gjatë vizitës së saj në SHBA për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes.

Në anën tjetër, takimi i Gjuriqit me Rubion është komentuar edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili dje ka deklaruar se ky takim nuk ka qenë i planifikuar paraprakisht.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 456)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 252)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (135)
  • Shpallje (1)
  • Sport (251)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com