DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Prokuroria e Shtetit reagon kundër Berishës, e quan gjuhën e tij fyese dhe ndërhyrëse

24 Qershor 2025
A A
Prokuroria e Shtetit reagon kundër Berishës, e quan gjuhën e tij fyese dhe ndërhyrëse
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë reaguar me tone të ashpra ndaj deklarimeve të avokatit Besnik Berisha, të cilat, sipas tyre, kanë dalë jashtë çdo kuadri ligjor dhe etik. Në një komunikatë të përbashkët, këto institucione shprehin “shqetësim dhe indinjatë të thellë” për gjuhën e përdorur nga Berisha, duke e cilësuar atë si fyese, tendencioze dhe si ndërhyrje të papranueshme në një proces hetimor në zhvillim.

Reagimi vjen pas komenteve të Berishës lidhur me arrestimin e disa zyrtarëve policorë, ku ai ka akuzuar prokuroren e rastit për “kryerje të krimit”. KPK dhe ZKPSH i quajnë këto akuza të pabazuara dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj integritetit profesional të prokurorëve.

Për më tepër, Prokuroria kujton se Berisha, në cilësinë e Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, ka një përgjegjësi të shtuar për ruajtjen e etikës dhe qëndrimeve institucionale. “Shfrytëzimi i kësaj pozite për sulme personale dhe diskreditim të institucioneve të drejtësisë është i papranueshëm”, thuhet në reagim.

Institucionet prokuroriale kërkojnë nga Berisha dhe aktorë të tjerë që të shmangin deklarimet që, sipas tyre, mund të ndikojnë në pavarësinë dhe profesionalizmin e punës së Prokurorisë së Shtetit. Po ashtu, ata bëjnë thirrje për gjuhë më të përmbajtur dhe të denjë për debat publik institucional.

Në fund, KPK dhe ZKPSH ritheksojnë përkushtimin për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe funksionimin e një sistemi prokurorial të paanshëm dhe profesional, duke lënë të kuptohet se nuk do të tolerojnë sulme të tilla publike pa reagim.

KATEGORITË

  • Botë (1 084)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 762)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com