Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, është takuar me përfaqësues të Policisë së Kosovës për të diskutuar bashkërendimin e veprimeve lidhur me rezultatet zgjedhore dhe listat e kandidatëve.
Sipas komunikatës, më 19 janar Prokuroria ka autorizuar Policinë për grumbullimin e informatave mbi procesin e numërimit të votave për kandidatë.
Pas përfundimit të rinumërimit dhe analizimit të provave, pritet të ndërmerren veprime të mëtutjeshme ligjore. Prokuroria dhe Policia riafirmuan përkushtimin për sundimin e ligjit dhe sigurinë publike.
