DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Punëtorët e sigurimit në QKUK hyjnë në grevë nga e premtja, kërkojnë zgjidhje për ndërprerjen e kontratave

10 Korrik 2025
A A
Punëtorët e sigurimit në QKUK hyjnë në grevë nga e premtja, kërkojnë zgjidhje për ndërprerjen e kontratave
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, njoftoi se punëtorët e sigurimit në QKUK do të hyjnë në grevë nga e premtja në orën 10:00, pas dështimit të zgjidhjes së çështjes së ndërprerjes së kontratave për rreth 300 punëtorë të sigurimit, raporton Ekonomia Online.

Kjo u bë e ditur pas takimit që Azemi pati të enjten me drejtorin e QKUK-së, Osman Hajdari.

“Ne kemi shterrur të gjitha mundësitë dhe kemi dhënë aspektin e dialogut si prioritet. Po shihet që nga dita e parë që ky problem mund të zgjidhet brenda dy ore, maksimumi brenda tri ditëve. Sot jemi prapë në fazën zero, sepse secili shijon që të gjuajë topin te pala tjetër. Nuk na ka mbetur asgjë tjetër, paralajmërimin për grevë e kemi dhënë edhe zyrtarisht. Po edhe të na kishin thënë që pasnesër do të ktheheni në punë, ne nuk do të tërhiqeshim dhe greva fillon nesër nga ora 10:00”, tha Azemi.

Ai vlerësoi se zvarritja e procesit vjen për shkak të keqpërdorimeve nga palë të ndryshme dhe mungesës së vullnetit për zgjidhje.

“Për shkak të keqpërdorimeve që janë bërë nga palët që ne nuk e dimë, Komisionet Ekonomike kanë hyrë dhe janë duke u marrë sot me këtë proces dhe sigurisht ata do të vijnë në një përfundim. Edhe nga ta sot kemi kërkuar: a jeni të gatshëm të shpjegoni se kur mund të përfundojë ky proces? E kam thënë se po të jetë dëshira dhe vullneti ky proces mund të përfundojë brenda tri dite. Ata kanë kërkuar që ne së paku deri të martën të tërhiqemi nga greva, por kërkesë e punëtorëve është që të hyhet në grevë nga nesër. Do të jemi në grevë dhe sigurisht se opinioni do ta shohë se deri ku kemi shkuar,” u shpreh ai.

Sipas Azemit, përgjegjësia po bartet në mënyrë të papërgjegjshme nga një institucion te tjetri, ndërkohë që punëtorët mbesin pa kontrata.

“Kemi biseduar me KRPP-në, ku thonë se nuk është topi te ne, OSHPE-ja ka thënë nuk është topi te ne, është thënë se është te drejtori i QKUK-së. Ky po thotë tani nuk është problem imi dhe është bartur

te SHSKUK-ja . SHSKUK po të kishte vullnetin e mirë, mos me pas bindje për cilën kompani të votojë, mund ta zgjidhë problemin që të hënën të fillojë punën”, tha ai.

Edhe përfaqësues të tjerë të punëtorëve shprehën mbështetjen për grevën, duke theksuar se nuk do të ndalen pa marrë një zgjidhje të qartë.

Kryetari i Shoqatës së Sigurimit të QKUK-së, Hakif Syla, tha se punëtorët janë të vendosur të mos ndalen deri në një zgjidhje konkrete dhe të garantuar.

“Edhe ne jemi të pajtimit që me të gjithë punëtorët, të mbajmë grevë, derisa të na kthehet një dokument pozitiv që punëtorët të fillojnë punën”, tha ai.

Ndërsa, Xhemajl Bajrami, njëri nga punëtorët e sigurimirt në QKUK, tha se nga kjo situatë janë prekur 300 punëtorë.

“Prej që na kanë privatizuar këtu marrin rroga gati 300 veta. Punëtorë janë afërsisht 280 deri në 300, se këtu ka edhe bartës që në emër të punëtorëve të sigurisë që punojnë janë bartës të emergjencës”, tha ai.

Punëtorët e sigurimit në QKUK javët e kaluara kanë mbajtur edhe protesta, duke kërkuar garanci nga drejtoria e SHSKUK-së për kushte më të mira pune dhe rikthimin e menaxhimit të tyre nën QKUK.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 526)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com