Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë të martën se presidenti rus, Vladimir Putin “po luan me zjarrin”.
Komentet e fundit të Trumpit pasojnë disa nga sulmet më të mëdha me dronë dhe raketa në Ukrainë që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë të Rusisë në fillim të vitit 2022.
“Ajo që Vladimir Putin nuk e kupton është se nëse nuk do të isha unë, Rusisë do t’i kishin ndodhur tashmë shumë gjëra vërtet të këqija, dhe dua të them ‘vërtetë keq’ Ai po luan me zjarrin!”, ka thënë Trumpi në një postim në Truth Social.Deklarata vjen një ditë pasi Trumpi e kishte kritikuar Putinin, duke e quajtur “të çmendur” për shkak të sulmeve mbi Ukrainë që ditëve të fundit kanë lënë dhjetëra të vdekur.
Sipas Trumpit, është e pakuptimtë që Putini sulmon në mes të bisedimeve për fundin e luftës.
Trumpi dhe Putini kanë zhvilluar javën e kaluar një bisedë telefonike për Ukrainën, pas së cilës presidenti amerikan ka deklaruar se Ukraina dhe Rusia do t’i nisin menjëherë bisedimet për armëpushim.