DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

PZAP-ja gjobit VV-në me 6 mijë euro, shfrytëzoi institucionet publike për promovim elektoral

26 Dhjetor 2025
A A
Kurti: Me LVV-në edhe lëvizim pa viza në Evropë edhe nuk lëviz kufiri në veri
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me gjashtë mijë euro pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka konstatuar se kandidatë të saj për deputetë kanë shfrytëzuar institucionet publike për promovim elektoral gjatë fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Vendimi i PZAP-së u mor bazuar në ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në vendim është konstatuar se Arbërie Nagavci, Hysen Durmishi, Arben Vitia, Albulena Haxhiu dhe Hajrulla Çeku kanë përdorur institucionet publike për fushatë.

“…znj. Nagavci ka përdorur zyrën e saj si ministre në detyrë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Durmishi ka përdorur pasuri publike, konkretisht urën në Mitrovicë, ndërsa z. Vitia, znj. Haxhiu dhe z. Çeku kanë përdorur Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, si dhe në faqen zyrtare të këtij subjekti janë promovuar aktivitete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në vendim të PZAP-së.

Sipas vendimit, me këto veprime është shkelur Kodi i Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.

VV-ja ka afat 15 ditë për ta paguar gjobën nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit, ndaj të cilit kjo parti ka të drejtë të ankohet brenda 48 orëve nga momenti i marrjes së vendimit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 435)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (18 943)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (130)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com