DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

PZAP-ja gjobitë subjektet politike me 75 mijë e 500 euro

31 Janar 2025
A A
PZAP-ja gjobitë subjektet politike me 75 mijë e 500 euro
Share on FacebookShare on Twitter

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka gjobitur gjoba në vlerë prej 75 mijë e 500 eurosh subjektet politike të cilat garojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka publikuar vendimet e marra për gjoba të datës 30 janar. 75 mijë e 500 euro është vlera e gjobave të cilat ua ka shqiptuar PZAP-ja subjekteve politike.

Koalicioni për Kosovën fituese që i prinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është gjobitur me 20 mijë euro, meqë kryetari i Kuvendit të Komunës së Deçanit, Hajdar Sutaj, i cili i përket AAK-së, e ka quajtur të pafytyrë dhe pakurrizore kandidaten për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla.

“Sipas Panelit, përmbajtja e deklarimeve të tilla konsiderohet gjuhë nxitëse dhe urrejtëse kundrejt znj. Gërvalla dhe kjo konsiderohet shkelje e rregullave zgjedhore në Kosovë, ngase veprimi i marrë në kohë të fushatës zgjedhore ka për qëllim të krijojë atmosferë tensioni ose të nxisë ndjenja të urrejtjes dhe të përçarjes”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Me dy gjoba me nga 10.000 euro është sanksionuar Partia Demokratike e Kosovës. Njëra i është shqiptuar për brohoritjet e mbështetësve të PDK-së afër tubimit të Vetëvendosjes në Skenderaj, ndërsa tjetra për sharjet dhe fyerjet në rrjete sociale, shkaku i këtij tubimi.

Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur kryesisht për posterat në hapësira publike, me katër vendime në vlerë prej 17.500 eurosh. Kurse, Koalicioni për Familje është gjobitur me 7 mijë e 500 euro, për shkak të gjuhës kundër komunitetit LGBTI+.

Lëvizja Vetëvendosja është gjobitur me 5.000 euro, për një deklaratë të një simpatizanti, i cili në medie i ka paraqitur partitë opozitare si të afërta me Milan Radoiçiqin dhe me Serbinë. Po me 5.000 euro gjobë PZAP-ja e ka sanksionuar edhe Listën Serbe për vendosje të posterave në hapësira publike. Kurse, një kandidat i Partisë së Ashkalinjve për Integrim është gjobitur me 1 mijë euro për përpjekje që të mbledhë vota, duke u shpërndarë ndihma familjeve të varfra.

KATEGORITË

  • Botë (1 115)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (12 178)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (68)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (439)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com