DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Qelaj: Bllokada në Kuvend mund të vazhdojë edhe pas vendimit të Kushtetueses, zgjidhja te vullneti politik

26 Qershor 2025
A A
Qelaj: Bllokada në Kuvend mund të vazhdojë edhe pas vendimit të Kushtetueses, zgjidhja te vullneti politik
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se ngërçi institucional në vend mund të vazhdojë edhe pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, nëse partitë politike nuk arrijnë dakordim për formimin e institucioneve.

Ai në intervistë për Ekonomia Online vlerësoi se zgjidhja e krizës nuk qëndron në rrugë gjyqësore, por në përgjegjësinë politike të subjekteve që janë pjesë e Kuvendit.

“Mendoj që zgjidhja është në vullnetin politik të këtyre subjekteve politike që sot janë pjesë e Kuvendit. Nuk e konsideroj problemin ose zgjidhjen në rrugë gjyqësore, sepse natyrisht gjykata duhet të vendos në një rrethanë ose tjetër, por kjo bllokadë mund të vazhdojë edhe pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese në këtë rast”, tha Qelaj.

Ai theksoi se mungesa e institucioneve funksionale po e dëmton rëndë interesin publik dhe besimin e qytetarëve në sistemin demokratik.

“Prandaj thirrja ime është që të gjejnë mirëkuptim, të dakordohen dhe të gjejnë zgjidhje duke i dhënë drejtim kësaj çështjejem, qoftë me konstituim të institucioneve, qoftë me zgjidhje të tjera, por të cilat nuk e lënë këtë status quo, sepse nga kjo përveç që humbet qytetari, humbasin edhe vetë institucionet nga se bie besimi i publikut në këto institucione”, shtoi ai.

Qelaj paralajmëroi se vakumi institucional aktual nuk është vetëm krizë politike, por edhe një cenim i drejtpërdrejtë i të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

“Kjo situatë përveç vakumit institucional ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në të drejtat dhe liritë e njeriut, ngase cenon të gjitha aspektet e jetës së përditshme edhe në raport me mungesën e nxjerrjes së ligjeve, miratimin e ligjeve të reja dhe në raport me marrjen e masave të përshtatshme për të mundur të përballojë situata, me të cilat ne aktualisht po ballafaqohemi”, tha ai.

Ndërkaq, sipas tij, mosformimi i institucioneve pas zgjedhjeve ka lënë interesat e qytetarëve në plan të dytë.

“Aktualisht nuk kemi iniciativa të reja, nuk kemi marrje të masave konkrete për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë. Mungojnë shumë aspekte të rëndësishme që e vështirësojnë jetën e qytetarëve,” u shpreh Qelaj.

Sipas tij, edhe e drejta për përfaqësim politik është cenuar me vazhdimin e bllokadës.

“Cenon edhe të drejtën kushtetuese të qytetarëve që përmes votimit t’i zgjedhin institucionet dhe të shprehin vullnetin dhe përfaqësimin politik në këto institucione, natyrisht duke pasur parasysh t’ i çojnë përpara krejt qëllimet në drejtim të avancimit, pozitës së qytetarit, mirëqenies së tij dhe përmirësimit të situatës në përgjithësi,” tha për EO, Qalaj.

KATEGORITË

  • Botë (1 080)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 978)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com