DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Qelaj pas vdekjes së 27-vjeçarit: Autoritetet të reflektojnë, të shohin se ku ka gabuar shteti

10 Korrik 2025
A A
OVL e UÇK-së mbështet Avokatin e Popullit pasi shprehu shqetësime për punën e Gjykatës Speciale
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se autoritetet duhet të reflektojnë dhe të shohin se ku kanë gabuar sa i përket rastit të vdekjes së 27-vjeçarit pas arrestimit, ku të përfshirë kanë qenë pesë policë. Ai ka theksuar se nuk mund të lejohet të ndodhin raste të tilla.Qelaj është shprehur se autoritetet shtetërore duhet t’i zbardhin të gjitha faktet lidhur me rastin në mënyrë që ta ruajnë besimin publik. Ka deklaruar se trajtimi që i është bërë 27-vjeçarit gjatë dhe pas arrestimit ka qenë jo e njerëzishme.

“Autoritetet duhet të reflektojnë, cilat janë masat që duhet ndërmerren që raste të tilla të mos përsëriten. Ku ka gabuar shteti në këtë rast, cilat janë veprimet që duhet vlerësuar për t’u ndryshuar”, ka thënë ai në “Interaktiv”.E , deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se ka“tendenca që të nisë një antifushatë ndaj Policisë së Kosovës”,Qelaj i quajti të pamatura.

“Nuk kanë qenë deklarata të matura dhe të pjekura në situata të tilla sepse duhet pasur ndjeshmëri ndaj viktimës, familjes, qytetarëve. Nuk janë ngritë këto shqetësime kot, vetëm me qëllim të shfrytëzimi të një kampanje a qasje që të vendoset në një pozitë të vështirë sepse secili qytetar e di që policia ka një shkallë të profesionalizmit. Në rastin konkret qëllimi i secili duhet të merret me atë që e kemi pa dhe që është qenësore: një njeri vdiq në duart e Policisë, a ishin masat proporcionale ose jo, vdekja ndodhi”, ka thënë ai.

Qalaj u shpreh se institucionet duhet ta marrin me seriozitet të plotë rastin.Ka nevojë dhe është e domosdoshme që Policia, MPB, Qeveria, këtë situatë ta marrin seriozisht, ta trajtojnë, ta analizojnë. Cilat janë shkaqet që sollën deri në këtë situatë dhe t’i evitojnë këto shkaqe që të mos ndodhin më”, përfundoi ai.

27-vjeçari, Agon Zejnullahu, vdiq të hënën pak pasi u vu nën pranga nga zyrtarët policorë.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 502)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com