DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Qerimi: Një koalicion që të krijojë stabilitet institucional dhe politik në Kosovë

8 Prill 2025
A A
Qerimi: Një koalicion që të krijojë stabilitet institucional dhe politik në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Profesori universitar, Gëzim Qerimi, komentoi ftesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për të mbledhur sot liderët e partive që kanë fituar ulëse në Kuvend, me qëllim përgatitjen e rendit të ditës për seancën konstituive.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Qerimi e cilësoi këtë si një veprim institucional të kryetarit të Kuvendit, i cili ka për qëllim koordinimin e aktiviteteve për seancën e parë të legjislaturës së re.

“Ftesa e kryetarit të Kuvendit, në raport me partitë politike i shoh konsultime institucionale, pra si i pari i Kuvendit që dëshiron t’i koordinojë veprimet për seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit. Ne jemi dëshmitarë që kreu i VV-së, Albin Kurti po i fton liderët nëpër takime, ka raportime në media për takime larg opinionit publik, pra sikurse ishin takimet gjatë uikendit me kreun e Nismës. E kemi një ftesë publike që i drejtohet kryetarit të LDK-së për takim. Si duket koordinimin për të bërë numrat dhe për ta formuar qeverinë e re e ka si përgjegjësi kryetari i Vetëvendosjes, ndërsa Konjufca më shumë si konsultime për të koordinuar veprimet e përbashkëta”, tha Qerimi.

Ai tha se ndërkohë që Albin Kurti po zhvillon takime për të koordinuar numrat dhe për të formuar qeverinë e re, ftesa e Konjufcës ka për qëllim konsultime për veprimet e përbashkëta të partive.

“Shpresoj që data kur e ka përcaktuar presidentja seancën e parë së paku do të kenë konsultime në Kuvend dhe do të kemi zgjedhjen e organeve të Parlamentit të Kosovës që është kryetari i Kuvendi dhe nënkryetarët, shefat e grupeve parlamentar dhe pastaj kemi konsultime të institucioneve. Në bazë të afateve kohore 15 ditë do të kenë dispozicion partia fituese që t’i sigurojë numrat për formuar qeverinë e re. Nëse nuk kemi formim të qeverisë në periudhën e parë, atëherë kalon tek partia e dytë dhe nëse nuk kemi koalicion kemi zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha ai.

Qerimi shprehu shpresën që seanca e parë të zhvillohet sipas planifikimeve, duke u fokusuar në zgjedhjen e organeve të Kuvendit dhe krijimin e koalicionit për stabilitetin politik të Kosovës. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e kulturës demokratike në këtë proces.

“Shpresojmë që të ketë një koalicion që të krijojë një stabilitet institucional dhe politik në Kosovë dhe ky koalicion do të ishte në mes partisë së parë dhe të dytë apo partinë e tretë që së paku do të kishte institucionet për periudhën katërvjeçare. Këto takime në aspektin formal do të duhej të ishin pjesë e kulturës demokratike, edhe pse LDK-ja del që është pozicionuar, që nuk dëshiron të jetë në koalicion me VV-në, por në të njëjtën kohë ka një kriter sa i përket qeverisjes së opozitës”, shtoi profesori.

Kryeparlamentari në detyrë, Glauk Konjufca do të mbajë sot një mbledhje të përbashkët me kryetarët e partive politike, e caktuar të fillojë në orën 12:00.

Një pikë e vetme është në rendin e ditës: “Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 15 prill, siç ka vendosur presidentja Vjosa Osmani. Po atë ditë, VV-ja synon ta zgjedhë edhe qeverinë, siç ka deklaruar kryetari i kësaj partie, Albin Kurti./Ekonomia Online/

KATEGORITË

  • Botë (1 060)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 691)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (132)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com